Legjenda e futbollit të Zvicrës, Kubalay Turkyilmaz, ka treguar dy arsye pse sulmuesi kosovar duhet të largohet nga Baseli.
Ai ka thënë se në rast të qëndrimit në Basel do ta shkatërronte çdo gjë që ka ndërtuar në dy edicionet e kaluara dhe së dyti do ta humbiste vendin në Kombëtaren e Shqipërisë për kampionatin evropian “Franca 2016”, shkruan sot Koha Ditore.
“Situata është e qartë. Shkëlzen Gashi duhet të shkojë nga Baseli. Përndryshe ai rrezikon dy gjëra. Së pari ai mund ta shkatërrojë çdo gjë që ai ka ndërtuar në dy edicionet e kaluara kur edhe u shpall golashënuesi më i mirë në kampionatin e Zvicrës dhe së dyti mund ta humbë vendin e tij në ekipin e Shqipërisë për kampionatin evropian”, ka thënë Turkyilmaz që për përfaqësuesen e Zvicrës ka shënuar 34 gola në 64 ndeshje nga viti 1988 deri në vitin 2001.
Ai të martën për “Blick” ka thënë se ka pasur një rast të ngjashëm si Gashi në vitin 2000 sa ishte pjesë e Bresicas në Itali.
“Të njëjtën situatë si të Gashit e kisha edhe unë kur isha pjesë e Brescias”, shtoi ai
Wednesday, 28 October 2015 22:28