Jose Mourinhoi ka befasuar të gjithë. Ai ka mbështetur lojtarët pas eleminimit nga Camotal One Cup nga Stoke City.
Ditët e zeza nuk kanë të ndalura për Chelsean. Kampioni i Anglisë është eliminuar nga Capital One Cup nga Stoke City pas ekzekutimit të penalltive (4:3).
Por, pas ndeshjes, Jose Mourinho ka mbështetur lojtarët londinez. Ai thotë se ekipi nga Stemford Bridge ka bërë të pamundurën, por që nuk fati nuk ishte në anën e tyre.
“Ne luajtëm mirë, lojtarët sulmuan mirë dhe kishte kontroll emocional. Unë mendoj se ne mund të kishim shënuar dhe të shkonim në pushim me tre ose katër gola epërsi.”, deklaroi Mourinho.
“Unë e pashë në televizion lojë të vitit të kaluar ku kemi fituar këtu 2-0, dhe nuk luajtëm as 25% të asaj që ne e bëmë sot.”, ka theksuar ish trajneri i Interit, i cili po çuditet me komentet e shumë analistëve.
“Disa muaj më parë kemi fituar disa ndeshje dhe u bëmë kampion. Njerëzit thoshin se ka gjëra më të rëndësishme se rezultatet. Kurse, tani po thonë se rezultatet janë gjëja më e rëndësishme, është një kontradiktë”, ka përfunduar Mou. /Express/
Wednesday, 28 October 2015 09:02