Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry pret që trajneri spanjoll Pep Guardiola së shpejti do të menaxhojë një ekip në Premier Ligë.
Kontrata e Guardiolas me Bayern Munichun përfundon në qershor, dhe ish-trajneri i Barcelonës ka dhënë shenja se nuk dëshiron ta vazhdojë atë, transmeton Koha.net.
“Besoj se ai do të vijë. Guardiola është shumë konkurrues, ai do të dëshironte të fitonte nga një titull në secilën ligë që është e mundur. Do t’i përshtatej shumë mirë Premier Liga. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Ai kërkon shumë disiplinë dhe gjithmonë kërkonë maksimumin nga lojtarët”, është shprehur Henry.
Henry nën menaxhimin e Guardiolas kishte fituar dy tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve, sa ishin së bashku pjesë e Barcelonës.
Tuesday, 27 October 2015 22:22