Ismail “Ballist” Morina i arrestuar vetëm pak orë përpara ndeshjes me Serbinë pritet të dali në gjykatë rreth orës 9:00 të së mërkurës për ndryshim të masës së sigurisë.
Ismail “Ballist” Morina i arrestuar vetëm pak orë përpara ndeshjes me Serbinë, ku ju gjetën dy armë të tipit pistolet dhe nga gjykata e shkallës së parë ju dha masa “arrest me burg pa afat”, pritet të dali në gjykatë rreth orës 9:00 të së mërkurës për ndryshim të masës së sigurisë.
Avokati mbrojtës ka apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke kërkuar një masë më të butë (arrest shtëpie) pasi posedimi i armëve pa leje i mbante në kushtet e vetëmbrojtjes pasi shteti shqiptar nuk i kishte siguruar mbrojtje pas ngjarjeve të 14 tetor në Beograd.
Miqtë e “Ballistit” kërkojnë mbështetje nesër përpara gjykatës për ti bëri thirrje trupit gjykues të lirojë “Ballistin” pasi ai, me veprimet e tij duke rrezikuar dhe jetën bëri krenar një komb të tërë dhe duke i mundësuar Shqipërisë marrjen e tre pikëve përballë Serbisë që çoj në kualifikimin në “Euro 2016”.
Tuesday, 27 October 2015 20:25