|
|
Tuesday, 27 October 2015 08:13 Mesut Ozil tani mban rekordin për mesataren më të lartë të pasimeve për ndeshje në historinë e Premier League pas asistit të dhënë për Giroud në minutën e 36-të të ndeshjes së fituar 2-0 nga Arsenali kundër Evertonit në “Emirates Stadium” të shtunën e kaluar.
Ozil, aktualisht, kryeson në këtë sezon të Premier Leagues në kategorinë e asisteve me një total prej shtatë pasimesh që janë konkretizuar me gol, ndërsa Daivd Silva i Manchester City-it është vetëm një asist mbas tij. Fituesi i Kupës së Botës në 2014-ën po kalon momentin e tij më të mirë me “Topçinjtë” që nga vera e 2013-ës kur është transferuar te skuadra e Wenger nga Real Madrid.
Asistet janë specialiteti i gjermanit. Ish-shoku i tij i skuadrës te Reali, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në krah të tij, pikërisht falë vizionit të Ozil. Portugezi, madje, ka qenë shumë i pakënaqur me vendimin e drejtuesve të klubit për ta shitur mesfushorin në 2013-ën, ndërsa Mesut duket se ka ri-gjetur formën e tij të dikurshme në sezonin e tretë me klubin anglez.
Ai ka realizuar golin e dytë në fitoren 2-0 kundër Bayern Munich në Champions League dhe ka vazhduar formën e mirë me një asist në ndeshjen e luajtur kundër Evertonit të shtunën. Tani ka mesataren më të mirë të asisteve për ndeshje: një për çdo 2.71 ndeshje. Ozil ka regjistruar një numër të madh asistesh gjatë viteve dhe të dhënat e fundit të “Sky Sports” tregojnë se nga 2008-a fantazisti i Arsenalit ka realizuar një total prej 93 pasimesh, transmeton telesport.
Gjermani ka përpara tij vetëm Lionel Messin, i cili ka pesë asiste më shumë, ndërsa Cesc Fabregas është në vend të tretë me një total prej 83 asistesh. Kjo renditje është bërë duke llogaritur të dhënat e lojtarëve që luajnë në pesë kampionatet kryesore të Europës dhe lojtari i Arsenalit është vetëm një prekje të topit larg Messit për t’u bërë “asist man”-i më i mirë në qarkullim.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »