Hyrja në qytetin Buenos Aires të Argjentinës është bërë më e bukur këtë javë, pasi është vendosur një vizatim, ku shihet legjenda e këtij vendi, Lionel Messi.
Stacioni Jose Hernandez në Buenos Aires, ka qenë vendi i artistëve, të cilët e sollën yllin e Barcelonës në fanellën e Argjentinës.
Në hyrje të tunelit, ju mund ta shihni Messin, sa herë që kaloni andej pari.
Faqja zyrtare e Përfaqësueses argjentinase e ka shfaqur këtë mur për fansat gjatë kësaj fundjave.
Një mural i tillë ishte krijuar jashtë ish-shkollës së tij në Rosario. Pa dyshim, Messi i meriton të gjitha këto. /Zëri/
Monday, 26 October 2015 15:03 
