Jerome Champagne ka premtuar se nëse e merr postin e Sepp Blatterit do ta bëjë Kosovën pjesë të FIFA-s
Jerome Champagne, në orët e hershme të së premtes, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të FIFA-s.
Ndërkohë, pak orë më vonë. ai ka premtuar se nëse e merr postin e Sepp Blatterit do ta bëjë Kosovën pjesë të FIFA-s, shkruan Koha Ditore.
Përkrahësi i madh i futbollit kosovar në vitet e fundit, Champagne, të premten është bërë kandidati i katërt zyrtar që synon postin e presidentit të FIFA-s, në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm.
Para tij, kandidaturën për kreun e organizatës më të madhe të futbollit në botë e kanë zyrtarizuar edhe Michel Platini, princi Ali bin al-Hussein dhe David Nakhid. Afati i fundit për kandidatët e tjerë potencial është 26 tetori.
Champagne ka shprehur në vazhdimësi përkrahjen e tij për Kosovën, ndërsa është paraqitur nga FFK-ja si këshilltar i saj. Ai ka vizituar në disa raste Kosovën, madje në fillim të këtij viti ai është dekoruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.
Saturday, 24 October 2015 12:02