Louis Van Gaal ka kërkuar që Premierliga të ketë pushim gjatë sezonit të dimrit, sikurse ligat e tjera evropiane
Premierligës që skuadrat mos të pushojnë fare gjatë dimrit nuk po i pëlqen aspak trajnerit të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal.
Premierliga është e vetmja në Evropë që nuk pushon gjatë dimrit, duke bërë që të ketë një varg ndeshjesh në periudhën e festave.
“Mungesa e pushimit dimëror, mendoj unë, është gjëja më e ligë e kësaj kulture. Nuk është e mirë për futbollin, për klubet apo përfaqësuesen dhe mendoj që duhet ndërruar”, ka deklaruar ai.
“Anglia nuk ka fituar gjë në shumë vite. Kjo sepse lojtarët janë të dërrmuar në fund të edicionit. Sa i përket afatit, mund të them që kemi shitur apo huazuar më shumë se që kemi blerë”, përfundoi Van Gaal.
Friday, 23 October 2015 12:07