Silvio Berlusconi nuk e ka përjashtuar mundësin e shkarkimit të Sinisa Mihajlovicit pas humbjes së Milanit nga Interi në ‘Luigi Berlusconi’
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e Rossonerëve ndaj Interit në trofeun Luigi Berlusconi.
“Nuk kam asgjë për të thënë, kam mbetur keq nga kjo disfatë pasi do të preferoja të kishim fituar. Ishte një tjetër figurë e keqe e skuadrës sonë. E ardhmja e Mihajlovic? Ku i dihet”, ka deklaruar Berlusconi pas ndeshjes.
Me këto fjalë Silvio Berlusconi la edhe njëherë tjetër të kuptohet se ky Milan nuk e bind aspak dhe ai që rrezikon më shumë për momentin është trajneri serb Sinisa Mihajlovic.
Thursday, 22 October 2015 15:35