Tifozët italian duan që Gianni De Biassi ta drejtoj përfaqësuesen e Italisë në të ardhmen.
Gianni de Biasi ka befasuar të gjithë, madje edhe italianët, pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare në Euro 2016.
Trajneri italian ishte i ftuar në emisionin “Football Night” në Sky Sport, i cili drejtohet nga gazetari i njohur Gianluca di Marzio.
Gjatë këtij emisioni, u realizua një sondazh ku shikuesit u pyeten se a e dëshirojnë De Biasin në krye të përfaqësueses së Italisë dhe në fund përgjigjja ishte befasuese.
Besoni ose jo, 70 përqind e votuesve preferuan që trajneri i Shqipërisë t’i drejtoj Azzurrët në të ardhmen.
Wednesday, 21 October 2015 13:34 
