|
|
Tuesday, 20 October 2015 22:35
Ndeshja më e bukur e xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve, padyshim që u zhvilluar në ‘Bay Arena’, mes Bayer Leverkusenit dhe Romës që përfundoi me barazim 4-4.
Vendasit kaluan në epërsi prej dy golave brenda 19 minutave, falë sulmuesit meksikan Javier Hernandez, dhe të gjithë menduan se Roma do të mbetet pa i kaluar grupet.
Por kapiteni i Romës, Daniele De Rossi nuk pajtohej me këtë humbje dhe shënoi dy gola brenda pjesës së parë për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Për rikthimin e ‘çmendur’ të Romës u përkujdes Miralem Pjanic me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Ndërkohë për 4-2 për Romën realizoi i inkuadruari në ndeshje Iago Falque pas asistimin nga Gervinho. Por gjermanët si gjermanë, dhe assesi nuk u pajtuan me humbje.
Fillimisht realizoi Kevin Kampl për ta ngushtuar rezultatin në 3-4, ndërsa sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi realizoi për 4-4.
Pas këtij barazimi Roma mbetët me dy pikë, ndërsa Leverkusen në pozitën e dytë me katër pikë, Barcelona mbetet e para me shtatë pikë falë fitores 2-0 në udhëtim te Bate Borisov.
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa kroati Ivan Rakitic shënoi dy gola për fitoren e dytë të katalunasve.
Në Grupin H, Zenit dhe Valencia kanë vazhduar me fitore, duke mposhtur Lyonin 3-1, respektivisht Gentit 2-1./koha/
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »