Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Sshqiptare të Futbollit, Fatbardh Jera ka akuzuar Gianni De Biasin se po tregohet pa dinjitet, duke kërkuar 10 fishimin e rrogës.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Fatbardh Jera, i ftuar në emisionin sportiv në TVSH “Rubrika Sportive”, ka deklaruar se trajneri Gianni De Biasi po tregohet pa dinjitet, duke kërkuar 10 fishimin e rrogës.
“Nuk ia mohon askush vlerat dhe meritat që ka, por një trajner, i cili paguhet 300 mijë euro, nuk mund të kërkojë 3 milionë. Ne nuk mund t’ia japim atë shumë. Përpara se të vinte në Shqipëri, ishte një trajner pa identitet dhe nuk kishte drejtuar në nivele të larta”, ka thënë ai.
De Biasi ka kontratë me Shqipërinë, deri pas Euro 2016.
Tuesday, 20 October 2015 14:33