Valdet Rama është aktivizuar 8 minuta në përballjen e “Elbasan Arena”-s me Danimarkën dhe 34 minuta në fitoren e ndeshjes miqësore me Francën 1-0. Shumë pak për një lojtar me tiparet e tij sulmuese dhe potencialin që ka ai.
Në fillim ishte një nga futbollistët e rëndësishëm të Gianni De Biasit, por me kalimin e kohës hapësira për të në Kombëtare u zvogëlua ndjeshëm. Madje, në këtë raund eliminatoresh, Valdet Rama është aktivizuar 8 minuta në përballjen e “Elbasan Arena”-s me Danimarkën dhe 34 minuta në fitoren e ndeshjes miqësore me Francën 1-0. Shumë pak për një lojtar me tiparet e tij sulmuese dhe potencialin që ka ai. Megjithatë, dëmtimet e shpeshta kanë bërë që forma e tij të mos jetë në maksimum si për skuadrën e tij, ashtu edhe për Kombëtaren.
Në një rrëfim për “Panorama Sport”, mesfushori i Mynih 1860 bën me dije dëshirat për të ardhmen dhe gjithashtu rrëfen emocionet që ka përjetuar duke ndjekur ndeshjet kualifikuese të kuqezinjve.
“Të jem i sinqertë, ajo ndeshje më ka lënë të gjithë natën pa gjumë. Mbase nga inati apo edhe ngaqë nuk na u realizua mundësia që të siguronim kualifikimin përballë tifozëve tanë dhe në një ndeshje si ajo me Serbinë. Megjithatë, futbolli i tillë është”, shprehet futbollisti 27- vjeçar. Për momentin, Rama është duke punuar për të lënë pas dëmtimin muskulor në kofshë, ku ka pësuar një këputje të aduktorëve (muskujve). Një dëmtim thuajse i ngjashëm me atë të Mario Gëces. “Po punoj që të rikthehem sa më shpejt i gatshëm në fillim për ekipin dhe pastaj edhe për Kombëtaren. Dua të jem mes lojtarëve që do të jenë në Francë”, rrëfen mes të tjerash Valdet Rama.
Tuesday, 20 October 2015 22:22