Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 12:05

“Në Erevan, në Armeni, ku Shqipëria festoi kualifikimin për herë të parë ai nuk ishte për shkak të një dëmtimi në gju. Por mbrojtësi Mërgim Mavraj, 29 vjeç ka dhënë një kontribut të çmuar në arritjen e këtij limiti”.

Janë këto fjalët me të cilat nisë një profil i gjatë për lojtarin shqiptar nga portali “MondoFutbol” dhe që e sjell të plotë lapsi.al. Mërgim Mavraj mund të luajë kundër Gjermanisë në Europian, vendit ku lindi dhe u rrit. Ai lindi në Assia, në qendër të Gjermanisë lindore, ose më saktë në Hanau, një qytet që është vendlindja e yllit Rudi Völler, por edhe vëllezërve Grimm.

Babai donte që ta bënte të birin polic. Familja e Mërgimit, i dha emrin djalit, plagës së tyre të largimit nga vendi i saj në Istog të Kosovës. Ajo nuk ishte një familje si të tjerat që vinin nga lindja. “Unë nuk kam qenë kurrë një djalosh i rritur në geto” – do të thotë vite më vonë Mërgimi. Për këtë ai e la lagjen ku u vendos në fillim për tu shpërngulur në një ku jetonin vetëm gjermanë. Në kohën e lirë ai lexonte dhe merrej me sport dhe fillimisht u përqendrua te atletika. E quanin “Raketa”. Ishte syri i një trajneri futbolli të skuadrës amatore të “Sportfreunde Selingenstadt” që e bindi të luajë futboll. Të dhënat i kishte të mira dhe kështu kaloi te të rinjtë e Kickers Offenbach dhe te SG Rosenhöhe. Megjithatë derisa u bë adoleshent, futbolli nuk ishte dëshira e tij. Edhe vetë djali donte të bëhej polic. “Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend”. Për këtë, 16-vjeç kaloi pak kohë si praktikant dhe vëzhgues në rradhët e policisë në stacionin e Mühlheim, pranë Hanau. “Nëse nuk dok të kisha shkëlqyer në futboll do të bëhesha me siguri një polic”-ka rrëfyer ai. Gjithçka u sqarua në vitin 2004 kur pikërisht pak përpara provimeve të maturës ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmstadt, që militonte në Regionalliga, kategori e tretë në Gjermani.

Në vitin 2005 pas një sezoni shumë të mirë me Jugend-A, formacioni i të rinjve të Gjermanisë ai kalon në skuadrën e parë të Darmstad. Fati i keq ishte se në dy vitet e ardhshme skuadra pësoi një periudhë kaotike. Shkak u bënë problemet ekonomike dhe teknike. Kjo i shërbeu të riut që e nisi me një karton të kuq. Më pas vendi i pestë në vitin 2006 dhe rënie nga kategoria në vitin 2007.

Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besatr Berishën. Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric “e thërret” për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja Under 21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i Under 21 të Gjermanisë Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.

Pas rënies nga kategoria për Darmstadt, në verën e vitit 2007 e mori Bochum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, trajneri aktual i Austrisë. Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë në katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostock, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1. Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bochum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt SpVgg Greuther Fürth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2. Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Thomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Vera e 2012 ishte mbresëlënëse për lojtarin. 26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014. Në mars të atij viti kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuže e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”. E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur “tradhtar”. FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuq e zi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë. Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matthias Sammer në telefon në atë kohë Drejtor Teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.

Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj që kishte sjellë në pankinë italianin Gianni De Biasi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje. Vesh për herë të parë bluzën në miqësoret e majit 2012 me Katarin dhe Iranin. Nuk tërhiqet më që atëherë edhe pse trajneri e ka shumë për zemër. Fat i keq ishte rënia nga kategoria e Greuther Fürth. Transferohet menjëherë te Këlni. E nis jo mirë, edhe për shkak të një dëmtimi, por edhe për shkak të polemikave që pasuan një foto e tij në Facebook me Kuran. Për këtë u shkrua shumë, por ai dha sqarime të qarta.

Prilli i vitit 2015 e goditi me ndarjen nga jeta të të atit. Atij ai i kushtoi edhe golin e ndeshjes me Armeninë në “Elbasan Arena”. Në nëntor 2014 shënon një tjetër gol kundër “gjelave” të Deschamps. Mbrojtja e Shqipërisë tani nuk “fut më ujë”. Fitore historike në Portugali.

“Është e vështirë të bësh atë që kemi realizuar ne”- i tha ai gazetës gjermane “Bild”. Në verën që vjen do të luajë me siguri në evropian. Një tjetër kapitull si përrallë për të, si ato përrallat e vëllezërve Grimm të qytezës ku lindi.

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»