Është shkurtuar lisa e pretendentëve për të fituar çmimin “Ballon d’Or” të vitit 2015.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në mesin e lojtarëve në listën e ngushtë prej 23 futbollistëve.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fitues i dy viteve të fundit dhe katër herë fitues Lionel Messi i Barcelonës shihen si favoritë kryesor për të fituar këtë çmim prestigjioz, transmeton Telegrafi.
Të gjithë 23 kandidatët luajnë në Evropë, ku 11 prej tyre paraqiten në La Liga, pesë në Ligën Premier, pesë në Bundesligë dhe vetëm nga një nominim nga Ligue 1 dhe Serie A.
Kampioni gjerman Bayern Munich ka pesë kandidatë, ndërsa Real Madridi ka katër lojtarë në këtë listë.
Ceremonia do të zhvillohet më 11 janar të vitit 2016 në Zurich të Zvicrës. /Telegrafi/
Ja lista prej 23 lojtarëve:
Sergio Aguero (Manchester City/Argentina)
Gareth Bale (Real Madrid/Wales)
Karim Benzema (Real Madrid/France)
Kevin De Bruyne (Manchester City/Belgium)
Eden Hazard (Chelsea/Belgium)
Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain/Sweden)
Andres Iniesta (Barcelona/Spain)
Toni Kroos (Real Madrid/Germany)
Robert Lewandowski (Bayern Munich/Poland)
Javier Mascherano (Barcelona/Argentina)
Lionel Messi (Barcelona/Argentina)
Thomas Muller (Bayern Munich/Germany)
Manuel Neuer (Bayern Munich/Germany)
Neymar (Barcelona/Brazil)
Paul Pogba (Juventus/France)
Ivan Rakitic (Barcelona/Croatia)
Arjen Robben (Bayern Munich/Netherlands)
James Rodriguez (Real Madrid/Colombia)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugal)
Alexis Sanchez (Arsenal/Chile)
Luis Suarez (Barcelona/Uruguay)
Yaya Toure (Manchester City/Ivory Coast)
Arturo Vidal (Bayern Munich/Chile)
Tuesday, 20 October 2015 11:04