Lorik cana ka treguar se nga Lazio është larguar për të përjetuar sfida të reja.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka treguar arsyet e Largimit nga Lazio për të kaluar në Francë, te Nantes.
Ai tha se kërkonte mundësi të re dhe vendosi për nantes, pavarësisht se atë e kërkoni edhe klube nga Angli dhe skuadra e madhe greke, Olympiakos.
“Mund të kisha qëndruar te Lazio, por kishte ardhur koha të kërkoja një sfidë të re. Më kërkuan shumë klube, nga Anglia, por edhe Olimpaikos. Në fund zgjodha Nantes. Marseille më kërkoi vonë. E dua atë skuadër, por nuk kishte më kohë”, tha Cana gjatë një interviste për Canal Plus. /Express
Monday, 19 October 2015 17:50