Në momentin kur pritet që sporti kosovar të shënoj debutimin e tij të plotë ndërkomëtar qeveria aktuale gjen hapësirë për të “kursyer” në projektet kapitale të sportit.
Infrastruktura e sportit në Kosovës është në gjendjen të mjerueshme në një vlerësim të përgjithshëm dhe investimet e viteve të fundit vetëm sa kanë zbutur problemet e pafund, por duket se kjo nuk e brengos fare kryeministrin Isa Mustafa dhe qeverinë e tij që e ndanë me PDK-në, pasi që vendosur të bëjë shkurtim të mëdha buxhetore në këtë sektor të sportit.
Këtë vit për investime kapitale për objekte sportive kanë qenë të ndara, 12.5 milion euro, por kjo shifër do të përgjysmohet sipas buxhetit të vitit 2016.
Lajmi është bërë i ditur për portalin Sporti 1, nga burime të larta ministrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe sportit me kushte anonimitet.
“Buxheti për investime kapitale na është zvogluar për 50 %, sipas projekt buxhetit për vitin 2016 dhe kjo sigurishts e vështirëson punën tonë, sidomos në kohën kur jemi para pranimit të plotë ndërkombëtar dhe kur objektet sportive duhet të jenë të gatshme për gara ndërkombëtare”, tha për Sporti 1, një zyrtar i lartë në MKRS.
Zyrtarisht për këtë rast në MKRS nuk kanë disponim të flasin, duke dhënë përgjigje retorike dhe bërë gisht drejt zyrës në zyre.
“Shkurtimet buxhetore kanë përfshirë të gjitha ministritë dhe ministrinë tonë për shkak të investimit kapital, rrugës Prishtinë – Shkup, por vërtetë është mëkat që kjo të ndodh në kohën kur jemi paar debutimit të plotë ndërkombëtar”, pohon një tjetër zyrtar i lartë, po ashtu në kushte anonime.
Në kohën kur dora e shtetit, së paku në aspektin infrastrukturor, duhet të ndjehet më e afërt se kurrë më parë për shkak të paraqitjes së klubeve sportive të Kosovës në arenën ndërkombëtare, kryeministr Mustafa ka gjetur hapësirë që sipas politikave të tij kursimtare të gjejë hapësira “kursimi” në lëmin e sportit.
Javë më parë, Ministria e sportit promovoi planin e investimit në stadiumin e qytetit të Prishtinës (rreth 2.5 milion euro), për të plotësuar kushtet ndërkombëtare pas pranimit të futbollit që pritet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm, por duket se pjesa e mbetura e buxhetit të parashikuar për sport do të jetë e parshikuar si rëndom për intervenime emergjent dhe jo për të plotësuar kërkesat bazike infrastrukturore.
Sipas projekt buxhetit të ri për infrastrukturë të sportit të do të jenë të ndara rreth 6.5 milion euro, sa mjaftojnë këto e ditë të gjithë, duke mos harruar edhe premtimet e mëdha për një stadium kombëtar, i cili duket se duhet të pres edhe një kohë të mirë për realizimin e hapave të parë të tij./Sporti1.com/
Monday, 19 October 2015 15:15