Presidenti i suspenduar i UEFA, Michel Platini ka thënë në një intervistë për Le Monde se ai është personi i vetëm që mund ta bëjë FIFA-n përsëri shtëpi të futbollit.
Me nga 90 ditë janë suspenduar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini, nga Komiteti i Etikës, përderisa ende vazhdojnë hetimet për korrupsion në shtypit më të mëdha të futbollit, transmeton Koha.net.
Hetimet më të mëdha përfshijnë pagesën prej 2 milionë euro që Blatteri i ka bërë Platinisë për këshillimin që ky i fundit i ka bërë në periudhën 1998-2002. Ndërsa këtë pagesë Platini e ka quajtur legjitime.
“Unë jam i vetmi që mund të sigurojë që FIFA të bëhet përsëri shtëpi futbolli”, është shprehur Platini.
Këto hetime mund t’i prishin shumë punë Platinisë në kandidaturën e tij për president të FIFA-s.
Monday, 19 October 2015 22:28