Carlo Ancelotti thotë se kurrë nuk do ta drejtonte Interin, kjo për shkak të respektit që ka për ish-klubin e tij, Milan.
Strategu italian kaloi tetë vite në krye të Rossonerëve (2001-2009) duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe një të Serie A.
“Nuk mund ta drejtoj Interin. Sepse kam kaluar shumë vite te Milani, është çështje respekti për të kaluarën time dhe historinë e klubit që kam trajnuar”.
“Janë shumë skuadra që më duhet t’i shmang. Nuk mund të shkoj kundër historisë sime”, ka thënë Ancelotti për Goal.
Trajneri italian në të kaluarën e ka drejtuar edhe rivalin tjetër të Nerazzurrëve, Juventus (1999-2001).
Monday, 19 October 2015 16:03