Thomas Muller ka thënë se një kalim në Manchester United, nuk është në diskutim për të.
26 vjeçari i ka hedhur poshtë spekulimet që po e lidhin atë tash e sa kohë, me një transferim te ‘djajtë e kuq’.
Paraprakisht edhe presidenti i Bayern Munich, Karl-Henz Rummenigge, kishte kërkuar nga United, që të mos i dërgonin më mesazhe për Muller.
“Ai e ka thënë mirë, kam qeshur me këtë gjë, ishte e mirë”, tha futbollisti për përgjigjen e Rummenigges ndaj United.
“Klubi, siç ka thënë Rummenigge e ka mohuar menjëherë, kështu që nuk është as në diskutim”, theksoi gjermani.
“Në futboll nuk ka gjëra të sigurta, por unë kam edhe katër vite kontratë këtu, dhe kur dal në fushë dhe i dëgjojë tifozët teksa e thërrasin emrin tim, është diçka e veçantë për mua.
Monday, 19 October 2015 12:37