Xherdan Shaqiri edhe përkundër se nuk është nda mirë me Interin, shpreson se ata do të fitojnë titullin këtë edicion
Anësori shqiptar. Xherdan Shaqiri, nuk ka kujtime të mira nga koha e tij te Interi. Ai qëndroi vetëm gjashtë muaj pas kalimit nga Bayerni në afatin e janarit, për t’u shitur gjatë verës te Stoke City.
“Për fat të keq nuk shkoi gjithçka siç është më së miri. Klubi kishte nevojë për para dhe dikush u desh të largohet, unë kisha disa oferta dhe klubi e pranoi ofertën që të marr disa para. Jam i lumtur që kam lëvizur, pasi tani jem pjesë e kampionatit më të fortë në botë”, thotë Shaqiri.
“I kam kaluar gjashtë muaj te Interi, por nuk fund nuk isha edhe aq i lumtur. Shpresoj që Interi të fitojë titullin dhe Kupën, këtë vit. Ata e kanë nisur mirë, por duhet të vazhdojnë kështu pasi kanë rivalë të fortë”, ka thënë mes tjerash anësori shqiptar.
“Nuk kam pasur probleme me trajnerin Roberto Mancini. Për mua ai është një trajner special dhe kisha marrëdhënie të mira pune. Ai dëshiron t’i bëjë tifozët e Interit të lumtur duke e fituar një trofe në fund të këtij edicioni”, ka përfunduar intervistën e tij Shaqiri.
Friday, 16 October 2015 23:07