Ish-futbollisti i Chelseat, Craig Burley është shprehur se kampionët e Premeir Ligës do të duhej ta shkarkonin Jose Mourinhon dhe ta transferonin trajnerin aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Chelsea në këtë sezon ka pasur një fillim mjaft të keq, kurse së fundmi edhe është gjobitur me 50 mijë funta dhe një ndeshje suspendim, pas komenteve për humbjen prej Southamptonit, transmeton Koha.net.
“Disa javë më parë kur Chelsea ishte në një krizë, kam thënë se klubi duhej ta largonte Mourinhon. Klopp ishte i lirë në atë kohë, ai do të shkonte në Liverpool, por Chelsea duhej të hynte në garë dhe ta rrëmbente. Mourinho me komentet e tij është duke e dërguar klubin dhe imazhin e klubit nëpër baltë”, ka thënë Burley për talkSPORT.
Chelsea ka rastin të këndellet në ndeshjen e ardhshme kundër Aston Villës të shtunën në kuadër të Premier Ligës.
Friday, 16 October 2015 10:38