Në të njëjtën kohë, Kosova ka mundësi të bëhet pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s në mars të vitit tjetër, tre muaj para mbajtjes së Evropianit.
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, janë tre futbollistët kosovarë që luajnë për Zvicrën, me të cilën e siguruan pjesëmarrjen në Kampionat Evropian, i cili mbahet vitin tjetër në Francë.
Në të njëjtën kohë, Kosova ka mundësi të bëhet pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s në mars të vitit tjetër, tre muaj para mbajtjes së Evropianit, përcjell Zëri.
Me t’u pranuar Kosova, futbollistët që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueseve tjera, kanë të drejt të zgjedhin se për cilën përfaqësuese duan të luajnë, raporton Zëri.
Çka nëse Behramit, Shaqirit e Xhakës do t’i duhet të zgjedhin para mbajtjes së Evropianit, i cili nis më 10 qershor?
A do ta sakrifikonin ata Evropianin, vetëm për të kaluar në radhët e Përfaqësueses së Kosovës? Shpresojmë që atyre t’ju jepet një mundësi tjetër, të zgjedhin pas Evropianit.
Friday, 16 October 2015 09:04