Gazeta e njohur italiane, Corriere Dello Sport, ka përzgjedhur formacionin ideal për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë gjatë viti 2016.
E përditshmja italiane ka zgjedhur lojtarë nga shumica e kombëtarëve që kanë siguruar biletën për në Francë.
Në këtë formacion bëjnë pjesë lojtarë të mëdhenj dhe me emër, të cilët kanë prekur majat e futbollit evropian dhe atij botëror.
E bukura e këtij formacioni është se aty bën pjesë edhe një shqiptar dhe ai është mbrojtësi Elseid Hysaj.
Formacioni ideal, sipas CdS, është i modulit 4-3-3 me këta lojtarë: Buffon; Hysaj, Pique, Kompany, Alaba; Iniesta, Modric, Pogba; Ronaldo, Lewandowski dhe Bale.
Thursday, 15 October 2015 12:05 
