Ismail Morina i njohur si Ballisti saktësisht një vit më parë e kontrolloi dronin mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit. Kurse, sot gjendet në burg nën akuzën për armëmbajtje pa leje.
Sot janë bërë një vit nga droni i famshëm mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Simboli që bëri krenarë të gjithë shqiptarët u konfirmua se ishte kontrolluar nga Ismail Morina, i njohur si Ballisti. Por, e pabesueshme është se ku gjendet ai tani, një vit pas aktit që nga shumëkush u cilësua si heroik, shkruan “Lajmi.net”.
Ballisti është duke u gjykuar për armëmbajtje pa leje dhe aktualisht gjendet nën mbajtje.
Tifozë, por edhe figura të ndryshme kanë bërë thirrje për lirimin e tij. Si do të përfundojë kjo, na duhet të presim për të parë.
Wednesday, 14 October 2015 15:12