Rusia ka mposhtur 2-0 Malin e Zi të hënën, për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Mirëpo, fitorja e tyre nuk ka kaluar pa pasoja.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Rusisë, bëjnë të ditur se shkaku i thirrjeve të tifozëve “Kosova është Serbi”, ata do të dënohen nga UEFA.
“Tifozët e përkrahën mjaft shumë Rusinë, por brohoritën dy herë ‘Kosova është Serbi’”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Vitaly Mutko, për ‘sputnikneës.com’ përcjell GazetaOlle.com.
“Janë vetëm 15 mijë euro gjobë që do të marrim”, shtoi Mutko, duke bërë shaka.
Rusia ka gjasa që të jetë në të njëjtin grup me Shqipërinë në ‘Francë 2016’, pasi nuk janë në një vazo.
Wednesday, 14 October 2015 20:22