AS shkruan se ky evropian do të ketë një mungesë të madhe Holandën, ndërsa në Evropian do të marrin pjesë Shqipëria, Uellsi e Irlanda e Veriut.
E përditshmja spanjolle AS, një nga gazetat sportive më të mëdha iberike, ka publikuar në versionin e saj online një artikull për Evropianin e vitit 2016, ku shkruan se në turneun e parë me 24 kombëtare do të marrë pjesë për herë të parë edhe Shqipëria, por jo vendi i tretë i Botërorit të fundit, Holanda, shkruan Top Channel.
“Europiani i parë me 24 skuadra do të shohë për herë të parë Shqipërinë, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Zgjerimi i turneut për t’i dhënë shans pjesëmarrjeje vendeve të vogla ka nxjerrë në pah dobësinë e Holandës, mungesa e madhe e edicionit të ardhshëm”, shkruan AS.
Skuadrat e kualifikuara për në “Euro 2016” janë Shqipëria, Austria, Belgjika Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Islanda, Portugalia, Irlanda e Veriut, Turqia, Rusia, Rumania, Kroacia, Spanja, Sllovakia, Uellsi, Zvicra dhe Polonia.
Kombëtaret që do të luajnë në play off janë Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Irlanda, Sllovenia, Hungaria, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. /Express
Wednesday, 14 October 2015 16:32