Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 14:01

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria mund të bëjë atë që bëri Greqia më 2004, duke befasuar në Kampionatin evropian 2016.

Të gjitha mediat ndërkombëtare po i mëshojnë shumë arritjes historike që Shqipëria bëri gjatë eliminatoreve “Euro 2016”, teksa është kualifikuar për në fazën finale. Edhe gazeta greke “Gazzetta.gr” i ka kushtuar një shkrim Kombëtares shqiptare.

“Tirana është zgjuar e dehur të dielën. Shqipëria për herë të parë është kualifikuar për fazën finale të një eventi të madh pas fitores 3-0 në Jerevan të Armenisë.” Kështu e nis shkrimin gazeta më e madhe greke, që pasi lidhet edhe me gazetarin dhe moderatorin sportiv të TVSH-së, Eno Skarço, mëson detaje të tjera interesante, përcjell “Albeu.com”.

Grekët përmendin faktin se lojtarët kuqezinj janë trajtuar si heronj pas kthimit nga Armenia, ndërsa Xhani De Biazi mori nënshtetësinë italiane ashtu si Oto Rehagel në vendin fqinj, që mori pasaportë greke.

“Ky kualifikim është një krenari kombëtare për shqiptarët. Është njësoj si atëherë kur Greqia u kurorëzua kampione europiane më 2004-n, edhe pse në këtë rast nuk është se e ka fituar titullin, por thjesht pjesëmarrjen. Kjo është një arritje për të cilën shqiptarët ishin duke pritur dhe duke shpresuar për një kohë të gjatë dhe më në fund ia kanë arritur ta gjejmë veten në fazat e fundit të një turneu të madh. Për herë shqiptarët nuk do të bëjnë tifo për ndonjë ekip tjetër në Francë, por për Shqipërinë”, – shton gazeta greke“Gazzetta.gr”.

Në fakt, sipas asaj që shkruan media në fjalë greke, ky sukses është i ndërtuar për vite me radhë. Nga dita kur Xhani De Biazi ndërmori këtë iniciativë për të punuar dhe për të forcuar ekipin. Në atë kohë kishte pak alternativa në lidhje me lojtarët. Ndërsa sot arrin në 50 numri i lojtarëve të ftuar nga De Biazi, i cili deklaroi me guxim që do t’ju çoj në “Euro 2016” dhe e bëri realitet. Këtë herë De Biazi futi në mendjet e lojtarëve besimin që ata mund të kenë sukses edhe për të fituar me skuadra si Portugalia dhe Franca. Roli i De Biazit është themelor për këtë arritje.

Më tej, “Gazzetta.gr” shkruan: “Ky ekip ka shumë më tepër për të dhënë. Shumë lojtarë janë ende të rinj. Mund të përmendim Xhimshitin, Kaçen, Roshin, Hysajn dhe të tjerë, që mund të bëhen edhe më të mirë dhe të përmirësohen. Mbetet që këta të përballojnë presionin e lartë në një event madhështor. Shqipëria mund të bëhet një surprizë e këndshme në ‘Euro 2016’, që do të mbahet në Francë, pse jo, ashtu si Greqia më 2004-n në Portugali, edhe pse kjo është tepër e vështirë.”

Ndërsa grekët janë marrë me Shqipërinë, kujtojmë që Greqia e mbylli grupin eliminator në mënyrën më të keqe të mundshme, në vendin e fundit. Ndërsa përmendim faktin tjetër që Kombëtarja shqiptare është e vetmja skuadër nga Ballkani që është kualifikuar direkt për në fazën finale të “Euro 2016”.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»