Futbollistët e Shqipërisë që bëjnë karrierë në Zvicër janë të ndarë lidhur me përballjet eventuale me Zvicrën në “Euro 2016”.
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për herë të parë është kualifikuar për evropian. Ndërkohë pjesëmarrjen në Francë, ku vitin tjetër mbahet evropiani, e ka siguruar edhe Zvicra, ku shqiptarët përbëjnë bazën e ekipit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare që bëjnë karrierë në Zvicër janë shprehur pro përballjes me Zvicrën në Evropian, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se nuk e dëshirojnë një përballje të tillë.
Shorti për evropian do të tërhiqet më 12 dhjetor. Në evropian do të garojnë 24 përfaqësuese të ndara në gjashtë grupe. Shqipëria do të jetë në vazon e fundit, të katërt.
Sajti “bazonline.ch” ka pyetur Burim Kukelin se a e dëshiron një përballje me Zvicrën në fazën e grupeve të evropianit.
Wednesday, 14 October 2015 13:06