Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Hans Peter Briegel, është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e kuqezinjve në Europian.
Briegel ka deklaruar se fitorja e Shqipërisë, ia bëri ditëlindjen më të gëzueshme, pasi pikërisht atë ditë mbushi 60 vjet, shkruan Panorama Sport.
“Sot kualifikimi i Shqipërisë ma bëri më të gëzueshëm ditëlindjen. Sot kisha ditëlindjen, mbusha 60 vjeç dhe jam i lumtur që marr një lajm të tillë nga një vend ku realisht kam mbresa të mira”, ka thënë ai.
Përveç kualifikimit, Kombëtarja e theu edhe rekordin e pikëve të grumbulluara në kampanja kualifikuese, që deri më tani mbahej nga Briegel, mirëpo ai deklaroi se nuk ndjehet keq për këtë gjë.
“Jo, absolutisht jo. Jam i lumtur madje. Ato ishin kohëra të tjera, ndërsa sot futbolli është ndryshe. Fakti që jeni në Europian sot do të thotë se keni bërë diçka të mrekullueshme për një komb të vogël”.
Tuesday, 13 October 2015 18:58