Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 18:15

Chiara Sofia, vajza e Gianni De Biasit, ka thënë se donë Italinë, por në Euro 2016 do të bëjë tifo për Kombëtaren shqiptare

Dhe ëndrra u kthye në realitet! Më në fund të gjithë do të përjetojmë emocionet e kampionatit Evropian, i cili deri para pak kohësh ishte diçka e pa imagjinueshme, por sot jo!

Kjo kombëtare arriti atë që nuk e kishte arritur askush, atë që ne do e mbajmë mend gjatë. E nëse ky sukses ka një emër, patjetër që ai quhet Gianni De Biasi. Trajneri që ngriti dhe besoi si i verbër në këtë skuadër dhe që me punë e përkushtim realizoi atë që deri tani ishte “Endrra Euro2016”.

Në deklaratën e tij të parë për mediat ai i dedikoi fitoren familjes, bashkëshortes dhe të bijës të cilat sipas tij janë më të shtrenjtat dhe që sigurisht janë mbështetëset më të mëdha.

De Biassi është kthyer bashkë me ekipin në Shqipëri dhe festimet ende vazhdojnë, por si e ka pritur familja e tij këtë moment historik? Cilët janë emocionet që përjetuan mbrëmë? Cilën skuadër do të mbështesin këtë Europian? Si është jeta e De Biasit jashtë fushës?

Mad.al ju sjell këtë intervistë ekskluzive me vajzën e Gianni De Biasit, Chiara Sofia, një 24 vjeçare që sot jeton në Trieste dhe studion për mjekësi – kirurgji. Mbi të gjitha është një prej tifozëve më të flakta të kombëtares sonë.

Si është të rritesh me Giannin si baba dhe cila është marrëdhënia juaj?

Të rritesha me babanë tim e konsideroj fat. Ai është një nga ato baballarë që çdokush do ta dëshironte, i dashur, i kujdesshëm dhe i gatshëm për çdo gjë. Një baba shumë mbrojtës ndaj familjes, aspak i bezdisshëm por i gatshëm të bënte gjithçka për të më ndihmuar.

Në fëmijërinë time mbaj mend çdo të diel (e cila ishte e vetmja ditë që mund ta shihja gjate pasi skuadra e tij nuk bënte stërvitje) ai i dedikohej familjes, mua dhe mamasë. Më kujtohen shëtitjet e gjata në kodrat e Molinetto della Corda ku shpesh herë merrnim edhe ski-lift.

Kujtimet e para nga babi i kam kur më lexonte përrallat çdo natë para se të flija. Tani jam 23 vjece dhe sigurisht që përralla nuk më lexon më :) Tani që jam rritur diskutojmë tema më të rëndësishme së bashku: flasim për studimet e mia, për lidhjet që mund të kem (këtu e ruaj pak veten) etj. Në fakt, edhe pse unë dhe babai nuk jemi persona që na pëlqen shumë të flasim kur jemi bashkë shpesh here plas e qeshura, dhe duhet ta them: Babi ka një humor shume të spikatur!

Cila është marrëdhënia jote me futbollin?

Marrëdhënia ime e futbollin…Që e vogël kam qenë tifoze e Milanit edhe pse në të vërtetë bëja tifo për skuadrën që babai im ishte trajner. Në fakt tani jam akoma kuq e zi dhe jo për Milanin sigurisht, tani bëj tifo për Shqipërinë.

Ku e pe ndeshjen mbrëmë?

Ndeshjen e ndoqa në Trieste, ku për momentin studioj në vitin e pestë për mjeksi dhe kirurgji dhe ku kaloj pjesën më të madhe të vitit. Kthehem në Conegliano shpesh për të parë prindërit dhe shoqërinë time të dashur.

Mbrëmë kisha mbledhur miqtë e mi më të mirë në shtëpinë time. Në fakt gjithë kohën isha duke biseduar dhe komentuar me mesazhe me mamin e cila ishte në shtëpi vetëm. Menjëherë pas ndeshjes i kam shkruar babit për ta uruar atë dhe këtë skuadër të madhe si Shqipëria. Ai më telefonoi pas pak minutash, ishte tepër i gëzuar dhe i emocionuar. Më tha se për të ishte suksesi më i madh që ka arritur në karrierën e tij. Më vonë më nisi një video ku shihej ai, stafi dhe lojtarët duke festuar për fitoren. E pa imagjinueshme! Kam qarë nga gëzimi për të.

Sa krenare ndihesh për këtë rezultat pjesë e rëndësishme e të cilit është edhe babai yt?

Jam tepër e lumtur për këtë që ai arriti të bëjë së bashku me djemtë e kombëtares. Ai e ka besuar këtë ëndërr që në nisje. Kishte një qëllim dhe bëri të pamundurën që ta realizonte.

Jam tepër krenare për të dhe jam tepër e lumtur që Shqipëria arriti të kualifikohej për të parën herë në kampionatin Evropian.

A e ke parë babin të qajë ndonjëherë tjetër për ndonjë sukses të arritur, përveç atij të një natë më parë?

E kam parë babin të qajë kur ka arritur të dërgoj Torinon në Serie A me Urbano Cairo-n, një arritje e madhe brenda vetëm një viti që ai drejtonte këtë skuadër. Megjithatë besoj që një emocion si ai i mbrëmshëm ai nuk e ka provuar kurrë, të paktën në aspektin profesional.

Tani, Gianni është një hero në Shqipëri, a mendon se ky vlerësim i rëndon më shumë se sa thjeshtë detyra e një trajneri?

Besoj që puna e babait tim nuk është një punë e zakonshme, është një punë që të ekspozon shumë ku një ditë mund të jesh në majë të dallgëve e një ditë të fundosesh. Jam e sigurt qe ai do të dijë ta menaxhojë në mënyrën më të mirë këtë sfidë që ka përpara duke u përqendruar në objektivin final, duke dhënë maksimumin si trajner dhe duke i dhënë peshën e duhur çdo presioni të jashtëm, qoftë ky pozitiv apo negativ.

Cila do të jetë këtë Evropian skuadra për të cilën do të bësh tifo?

Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërinë! Forca Shqipëria!

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»