Përfaqësuesja e Spanjës, për herë të parë pas një dekade ka dalë në fushë pa asnjë lojtarë të Barcelonës.
Spanja, e cila mbrëmë përfundoi si lidere e Grupit C gjatë kualifikimet për EURO 2016, për ndeshjen ndaj Ukrainës, ka dalë në fushë për herë të parë me 11-shen që nuk ka pasur asnjë lojtar të Barcelonës!
Vicente Del Bosque më pas ka futur në ndeshje dyshen Jordi Alba dhe Sergio Busquets, por kjo e dhënë e 11-shes së ish kampiones europiane dhe botërore tashmë do të thotë shumë, pasi që ka filluar të ulet ndikimi i katalonasve në reprezentacion (edhe pse Cesc Fabregas dhe Thiago Alcantara janë ish lojtarë të Barcelonës).
Tuesday, 13 October 2015 16:33 
