Ylli brazilian, Neymar ka mbështetur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Leo Messi për ta fituar topin e pestë të artë në karrierë, duke thënë se çmimi për lojtarin më të mirë të vitit është i rezervuar për argjentinasin.
Messi është favoritë për ta fituar topin e artë, pasi ndihmoi Barcelonën që ta fitojë tripletën dhe Argjentinën e dërgoi në finale të Kupës së Botës, transmeton Koha.net. Rivali më i afërt për topin e artë është Cristiano Ronaldo, i cili ka pasur performanca individuale të jashtëzakonshme.
“Leo është favoritë. Në këtë vit, topi i artë është i rezervuar për Messin, lojtari më i mirë tashmë është emëruar. Për gjithçka që ka bërë, Leo e meriton atë”, është shprehur Neymar për Mundo Deportivo.
Tuesday, 13 October 2015 15:39