Lorik Cana ka zbuluar se Granit Xhaka ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Kombëtaren shqiptare.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Shqipërinë. Graniti që aktivizohet me Borussia Monchengladbachun, tashmë paraqitet për Përfaqësuesen e Zvicrës.
“Graniti ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Shqipërinë. Unë kam pasur kontakte më të, por për shkak të disa procedurave administrative që nuk u kaluan, ai e zgjodhi Zvicrën. Kam folur me të pas kualifikimit të Shqipërisë dhe ai ka pasur shumë dëshirë që të jetë me neve. Për lojtarët e tjerë shqiptar që luajnë në Zvicër, nuk e di”, ka thënë Lorik Cana në një prononcim gjatë emisionit ‘Proçesi Sportiv”.
Tuesday, 13 October 2015 15:07