Mediet serbe kanë raportuar për festën e kosovarëve pas kualifikimit të Kombëtares në Euro 2016.
Gazeta e përditshme serbe, Blic ka shkruar për festimet në Prishtinë dhe në pjesë tjera të Kosovës për shkak të suksesit historik të Shqipërisë.
“ Menjëherë pas fishkëllimës së gjyqtarit në ndeshjen Armeni – Shqipëri (0:3), ka filluar hedhja e fishekzjarrëve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Blic, raporton gazeta Express.
“Pas ndeshjes, shumë tifozë në rrugët e Prishtinës thanë se është realizuar ëndrra e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por ku do që jetojnë shqiptarët”, vazhdon shkrimi.
“Shqiptarët e Kosovës thonë se kanë edhe më shumë arsye për t’u gëzuar, sepse më shumë se gjysma e ekipit të përbëhet nga lojtarë me origjinë nga Kosova”, përfundon shkrimi i Blic. /Express/
Monday, 12 October 2015 12:50