Mediat serbe kanë filluar të shpifin për fitoren e Shqipërisë kundër Armenisë.
Mediat serbe janë shumë të hidhëruara për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, pasi fitores 3:0 kundër Armenisë.
Telegraf.rs shkruan se katër lojtarë armenë janë paguar mirë që t’ua lëshojnë lojën shqiptarëve.
Ky portal thirret në burime nga mediat shqiptare duke thënë se portieri armen dhe tre lojtarë mbrojtës janë paguar nga gjysmë milioni euro për ta humbur ndeshjen.
E gjitha kjo lidhet edhe me faktin se koeficienti i Shqipërisë kishte rënë dukshëm në bastoret e Britanisë së Madhe, Hong Kongut, Gjermanisë e Francës.
Monday, 12 October 2015 12:44