Expressen.se ka uruar në gjuhën shqipe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
E përditshmja suedeze Expressen.se në edicionin e saj online në internet e ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016, që do të mbahet në Francë.
Ajo që e bën më të veçantë raportimin e kësaj gazete është fakti që ka uruar në gjuhën shqipe me titullin “Urime Shqipëri”, transmeton televizioni publik i Kosovës.
Në artikullin rreth suksesit historik të Shqipërisë kjo gazetë e ka marrë një prononcim edhe nga futbollisti kosovar i Malmos, Agon Mehmeti, derisa i ka cituar edhe fjalët e kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana pas ndeshjes në Jerevan. /Express
Monday, 12 October 2015 15:33