Tifozët shqiptarë kanë filluar të tallen me shtetet fqinje pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016.
Kualifikimi i historik i Shqipërisë në Euro 2016 ka gëzuar shqiptarët në të gjithë globin, shkruan gazeta Express.
Përveç festimeve deri në orët e hershme të mëngjesit, disa nga tifozët e ekipit kuqezi janë përkujdesur që të tallen edhe me shtetet fqinje: Serbinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, të cilat Euro 2016 do ta shikojnë nga televizori.
Ekipet e lartpërmendura kanë përfunduar në pozitat 4,5 dhe 6 në grupet përkatëse, dhe kjo ka qenë arsyeja që tifozët e ekipit kuqezi kanë filluar të tallen me ta.
Monday, 12 October 2015 08:10 
