Gjiganti televiziv “Sky Sport” është lidhur direkt me pamje televizive, duke vënë në sfond edhe flamurin shqiptar, ndërsa në linjë direkte kishte Igli Taren dhe më pas flet edhe trajneri De Biasi.
Natyrisht që mediat shqiptare i kanë bërë një jehonë arritjes historike të Shqipërisë, por edhe mediat italiane nuk kanë qenë më pas.
Gjiganti televiziv “Sky Sport” është lidhur direkt me pamje televizive, duke vënë në sfond edhe flamurin shqiptar, ndërsa në linjë direkte kishte Igli Taren dhe më pas flet edhe trajneri De Biazi.
Në komentin e tyre në studio, italianët kanë theksuar e është i pari trajner italian që kualifikohen një kombëtare që më parë nuk ishte kualifikuar një eveniment të tillë madhor.
Edhe “Gazzetta Dello Sport” koment të parin në lidhje me eliminatoret e “Euro 2016” kishte pikërisht arritjen e Shqipërisë, duke zënë vend në titullin kryesor. “Shqipëria, historike për herë të parë”, – është titulli i “Gazzetta Dello Sport”.
Edhe gazeta gjermane “Bild” i jep rëndësi kësaj fitoreje historike të Shqipërisë, teksa në titullin e vet shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”.
Monday, 12 October 2015 08:09