Sulmuesi i Serbisë, Aleksandar Mitroviç është ankuar për lojën sipas tij të ashpër nga futbollistët shqiptarë në Elbasan Arena.
Aleksandar Mitroviç është ankuar për lojën sipas tij të ashpër nga futbollistët shqiptarë në Elbasan Arena.
Sulmuesi i Serbisë ka thënë se pësoi goditje dhe në minutat e fundit pati problem me kujtesë. Por, është i lumtur me fitoren 2:0.
“Në goditjen e lirë në fund topi më qëlloi në kokë, e më pas në një duel pranova një tjetër goditje. Më janë marrë mendtë, por tani është gjithçka në rregull. Kam një shenj tek njëri sy por do ta mbaj si kujtim”, u shpreh ai.
“Me Canën kisha shumë duele, e vërtetë është se më rrihte por i tillë është futbolli. Ai është djalosh korrekt, gjithmonë kë zgjaste dorën”, theksoi Mitroviç.
Saturday, 10 October 2015 10:26