Kapiteni i kuqezinjve, Loik Cana ka kujtuar se kjo është hera e dytë, pas ndeshjes me Portugalinë që pësojnë gol në fund.
“Sot ndoshta ishte edhe më evidente që nuk e kishim forcën për të shënuar, por nuk duhej ta pësonim. Në ato minuta finale po mundoheshim të mos rrezikonim dhe të mos kalonim të gjithë në aventurë, por nuk e zbatuam mjaftueshëm këtë urdhër. Një gabim që erdhi nga dëshira e madhe për të fituar, pasi ishte shansi për të festuar që sot kualifikimin, por kjo na kushtoi shtrenjtë”, ka thënë kapiti kuqezi.
“Duhej më shumë qetësi dhe të mjaftoheshim me 0-0, që na lejonte të shkonim për dy rezultate në Armeni”, ka thënë më tej.
Ai ka folur edhe për fitoren e Portugalisë.
“Po, na e tha trajneri dhe ishte një sinjal për qetësi, që të mos kalonim tërësisht në sulm. Më vjen keq, sepse në ato momente mund të bënim diçka më shumë dhe të merrnim të paktën pikën. Tani jemi të detyruar të përmirësohemi urgjentisht, sepse luajmë finalen në Armeni”.
Thursday, 08 October 2015 23:28