Nga e majta: Rory Smith, Nick Ames dhe James Montague
3 gazetarë të mediave botërore kanë postuar një fotografi në Twitter ku shihen duke veshur plisat e vendosur në stadium.
“Unë, Nick Ames dhe James Montague jemi pronarë krenarë të këtyre kapelave të bukura që i morrëm falas. Aq krenarë sa që bëmë një selfie”, shkruan Rory Smith në Twitter, gazetar i The Times në Britani.
Nick Ames është gazetar që shkruan për Guardian, ESPN e disa media tjera, transmeton lajmi.net.
Kurse, James Montague mes tjerash shkruan për CNN, New York Times etj.
Thursday, 08 October 2015 19:07