Pas refuzimit që i bëri notës së protestës serbe, ambasadori shqiptar Ilir Boçka është ‘ndëshkuar’ nga qeveria serbe.
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë për gjashtë muaj ambasadorin shqiptar të akredituar në Beograd.
“Për gjashtë muaj jo kontakte diplomatike me ambasadorin Ilir Boçka”, është shprehur Vucic.
“Kishim dy opsione për Boçkën. Një opsion ishte, ta deklaronim ‘non grata’, tjetri te mos e njihnim për gjashtë muaj. Vendosem për të dytën”, ka shtuar ai.
Vucic thekson me tej se asnjë zyrtar i lartë serb nuk do të ketë kontakte me ambasadorin shqiptar për gjashtë muaj. /BW/
Thursday, 08 October 2015 20:21