Megjithëse kishte premtuar, nuk do të jetë pranë lojtarëve serbë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq nuk do të udhëtoj për në Elbasan Arena për ta ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Por, kryeministri serb nuk ka zbardhur arsyen e mos shkuarjes në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që t’iu garantojnë siguri futbollistëve serbë gjatë qëndrimit në tokën shqiptare, transmeton Telegrafi.
“Pas disa bisedave telefonike me Kryeministrin Rama kam marë vendim që mos të udhëtojë për në Elbasan. Ndërsa si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënojë fuqishëm sulmin e huliganëve nga tifozët shqiptarë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, të garantojnë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, tha kryeministri serb.
Megjithatë, ai vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë dhe atë që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit.
“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, përmes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojmë një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”, përfundoi kryeministri serb.
Shqipëria sonte me fillim në ora 20:45 do të takohet me Kombëtaren serbe në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve për Evropianin “France 2016”.
Thursday, 08 October 2015 10:03