Shqiptari, Arijan Ademi ka dalë pozitiv në testin e dopingut
Dinamon e Zagrebit ka marr lajme të këqija gjatë ditës së mërkurë. Shqiptari, Arijan Ademi ka dalë pozitiv në testin e dopingut
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Dinamos, përmes uebsajtit të tyre zyrtar.
24-vjeçari ka rezultuar pozitiv në testin e bërë pas fitores 2:1 me Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
Gazetari kroat, Aleksandar Holiga, ka bërë të ditur se nëse mbetet pozitiv vetëm, Ademi, atëherë nuk do t’i merren tri pikët, që i fituan ndaj Arsenalit.
Shqiptari pritet të dënohet deri në dy vite. /Express
Thursday, 08 October 2015 10:02