Gazetari i ‘New York Times’, James Montague, pikërisht sot ka publikuar një reportazh për heroin e dronit në ndeshjen Shqipëri¬-Serbi.
Që Ballist Morina mbante një armë, madje të prodhuar në Serbi e bën me dije edhe gazetari i ‘New York Times’, James Montague, i cili pikërisht sot ka publikuar një reportazh për heroin e dronit në ndeshjen Shqipëri¬-Serbi.
Gjatë rrëfimit për të, Morina ka treguar frikën që ka pasur për jetën, pasi si thotë edhe vetë, jeta pas asaj ndeshjeje nuk do të ishte më e njëjtë për të, shkruan “Panorama Sport”.
“Ai tani është kthyer në Shqipëri përgjithmonë, ka lënë Italinë tre ditë pas incidentit të telekomanduar, sepse, tha”njerëzit e dine se ku jeton ai dhe familja e tij”.
Ai e di qe është kërcënuar ne internet ka dëgjuar edhe tregime se ka një shpërblim për kapjen e tij. “Unë nuk jam i shqetësuar në lidhje me shtetin serb, por nga grupe ekstremiste,” tha ai. Gazetari thotë se ai tregon një arme që e ka blerë kohët e fundit. “Ai thotë se e mban atë te mbushur me vete në çdo kohe. Ajo është një pistoletë Zastava. Made in Serbia”¬ shkruan gazetari.
Wednesday, 07 October 2015 14:31 
