|
|
Wednesday, 07 October 2015 12:02 Mesfushori i skuadrës Qarabag, Elvin Mamedov, ka bërë një gjest të rrallë sportiv në ndeshjen e kampionatit të Azerbajxhanit.
Ai në ndeshjen kundër Inter Bakus, të zhvilluar të dielën, qëllimisht ka dështuar penalltinë, pasi ka marrë urdhra për ta bërë një gjë të tillë nga trajneri i Qarabagut, Gurban Gurbanov, shkruan sot Koha Ditore.
Penalltia ishte dhënë në minutën e 90-të, pasi arbitri kryesor kishte menduar se portieri i Interit kishte rrëzuar në zonë njërin prej futbollistëve të Qarabagut. Pasi Mamedov e gjuajti jashtë topin, futbollistët kundërshtarë duartrokitën gjestin e tij sportiv.
“Trajneri Gurban Gurbanov para se ta gjuaja topin me tha se duhet ta huq penalltinë. Jo vetëm ai, por të gjithë e patëm parasysh se nuk ishte penallti për shkak se kontakti nuk ekzistoi”, është shprehur Mamedov. “Me këtë gjest ne treguam se jemi ekip që e duam ferplejin. Po të ishte penallti me të vërtetë, atëherë nuk do ta kisha gjuajtur topin jashtë”.
Mamedov ka shtuar po ashtu se ndihet krenar për gjestin e tij dhe se edhe në të ardhmen do të veprojë njëjtë, nëse i kërkohet nga trajneri për të cilin ka një respekt jashtëzakonisht të madh. Skuadra e Qarabagut prin në Ligën e Azerbajxhanit, me 17 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove të zhvilluara këtë edicion.
Ndeshjen kundër Interit, Qarabagu e fitoi me rezultatin 2:0. Qarabaku këtë edicion po merr pjesë edhe në Ligën e Evropës dhe pas dy xhirove zë vendin e dytë në Grupin J me tri pikë të tubuara, një më pak se Tottenhami që është lider.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »