Pas Lazar Markovic, Filip Kostic, Nemanja Maksimovic dhe Dusan Bastas, Seerbia rrezikon të mos ketë edhe mesfushorin e Chelsea-it, Nemanja Matic dhe talentin e Partizanit të Beogradit Andrija Zivkovic
Kombëtarja shqiptare ka marr lajme të mira për ndeshjes me Serbinë pasi që mysafirët kanë një numër të madh të lojtarëve të lënduar.
Pas Lazar Markovic, Filip Kostic, Nemanja Maksimovic dhe Dusan Bastas, Seerbia rrezikon të mos ketë edhe mesfushorin e Chelsea-it, Nemanja Matic dhe talentin e Partizanit të Beogradit Andrija Zivkovic.
Të dy këta futbollistë nuk janë stërvitur të Hënën për shkak të problemeve muskulore dhe gjasat janë të mëdha që të mos luajnë ndaj Shqipërisë.
Sidoqoftë, serbët kërkojnë që të bëjnë paraqitje sa më të mirë në Elbasan Arena, në mënyrë që t’i shkaktojnë telashe Kombëtares shqiptare.
‘Në Shqipëri të tregohemi inteligjentë dhe të luajmë me kurajë, ka qenë ky mesazhi që kanë përcjellë futbollistët dhe stafi teknik i kombëtares serbe në ditën e parë të grumbullimit në Stara Pazova në prag të dy sfidave ndaj kombëtares kuqezi dhe Portugalisë.
” Të tilla ndeshje duhet t’i luash me qetësi dhe mençuri. E dimë që futbollistët e kombëtares shqiptare janë shumë të motivuar për këtë sfidë, por ne kemi detyrimin por kombin serb dhe për tifozët tanë të luajmë një ndeshje të mirë dhe të synojmë fitoren”, ka thënë Stojkovic.
“Puna jonë do të jetë e vështirë pasi në Shqipëri mbizotëron një atmosferë e madhe për këtë sfidë. Kushtet e sigurisë? Unë nuk kam frikë, vëmendja jonë është e gjitha te fusha e lojës ku do të kemi si objektiv kryesor të japim më të mirën tonë”, ka shtuar më tej portieri 32’vjecar, Vladimir Stojkovic.
Tuesday, 06 October 2015 17:15