Kërkesa për të qenë të pranishëm në Elbasan Arena, është shumë e madhe, dhe tifozët shqiptar kanë filluar të blejnë bileta pa menduar çmimin.
Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për në Francë 2016, por në rrugën drejtë realizimit janë edhe dy pengesa, sfida ndaj Serbisë dhe ajo ndaj Armenisë.
Të enjten Shqipëria pret në Elbasan Arena Serbinë, një sfidë ku Kombëtarja shqiptare mund të shkruaj historinë në rast fitoreje.
Kërkesa për të qenë të pranishëm në Elbasan Arena, është shumë e madhe, dhe tifozët shqiptar kanë filluar të blejnë bileta pa menduar çmimin, shkruan “Gazeta Express”.
Së fundmi gazeta serbe “Kurir” evidenton një biletë të shitur për 500 euro, ndërkohë që çmimi i saj real është 2000 lekë.
Tuesday, 06 October 2015 13:32