Akoma pa filluar ndeshja Shqipëri – Serbi, mediet serbe kanë filluar të ankohen për gjyqtarin e takimit Nicola Rizzoli.
Mediumet serbe shkruajnë se Rizzoli është nga Italia, prej nga vije edhe përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni De Biasi, andaj ato frikësohen se gjyqtari mund t’u ndihmojë ‘kuqezinjve’,gjatë ndeshjes, shkruan Zëri.
Mirëpo, reprezentuesi me përvojë serb, Dusan Tadiç beson në profesionalizmin e Rizzolit.
“Ai më ka referuar mua në Europa League dhe është një gjyqtar i mirë, kështu që nuk besoj se do të ndikojë në favor të Shqipërisë vetëm pse Shqipëria udhëhiqet nga një bashkëkombës i tij”, ka thënë lojtari i Southampton.
Tuesday, 06 October 2015 10:37